Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në zonën Dardhë-Sinicë të Bashkisë Devoll, në ekonominë pyjore Përparimaj-Dardhë.
Nga inspektimi i tyre u konstatua prerja e një sasie prej 20 metrasterë lënde drusore e llojit ah. Në vendin e grumbullimit të kësaj sasie nuk u konstatua prania e autorëve të prerjes së lëndës drusore.
Ndërkaq, kjo sasi pas sekuestrimit u mor në dorëzim nga punonjësit e IMPM të Bashkisë Devoll për të vijuar me procedurat përkatëse.