Në kuadër të Fushatës së Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ditën e sotme Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi në mjediset e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit aktivitetin ndërgjegjësues të matjes së presionit arterial.
Të gjithë punonjësit e IKMT i’u nënshtruan matjes së presionit arterial, matjes së yndyrnave në gjak si dhe një pyetësori të shkurtër mbi të dhënat e përgjithshme të kushteve fizike dhe shëndetësore të tyre.
Fushata e Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH), e cila përfaqëson shkencëtarët, klinicistët, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial.