29/09/2015

IKMT nis operacionin ne qytetin Krujёs

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur njё operacion  nё qytetin e Krujёs  pёr prishjen e ndёrtimeve pa leje nё disa  zona  problematike.

Nё kёtё operacion janё prishur rreth 84 objekte pa leje me funksion tё ndryshёm, te cilat prej kohёsh kishin zaptuar hapёsirat publike te qytetit duke i dhёnё mundёsi Bashkisё sё Krujёs pёr tё zbatuar shumё projekte per rehabilitimin e infrastrukturёs tё qytetit turistik.

Ky operacion i IKMT ёshtё nё mbeshtetje tё Bashkise Krujё dhe do tё vazhdojё deri nё muajin Tetor  duke zbatuar ligjshmёrinё kundёr te gjithё atyre personave, qё ndёr vite kanё abuzuar duke ndёrtuar pa leje.


2

3

4

5