25/01/2016  ora 08:50

IKMT nis operacionin nё qytetin e Himarёs

1





Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një operacion në zonën turistike të Himarës. Sipas planit, IKMT do të prishë dy objekte multifunksionale me madhësi të ndryshme, njëra 684 metarë katrorë dhe tjetra 176 metër katror.

Operacioni i IKMT zbatohet në kuadër të projektit të ndërtimit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015. Sipas saj, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.

Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë, dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte. 

25/01/2016  ora 14:45

Reagim I IKMT për situatën në Himarë

Gjatë zhvillimit të operacionit në Himarë nga ana e IKMT për prishjen e dy objekteve në kuadër të një objekti të qeverisë për ndërtimin e shëtitores së Himarës, disa qytetarë kanë reaguar kundrejt punonjësve të IKMT edhe duke I goditur

Sqarojmë:

IKMT është në këtë aksion pan një V.K.M  të datës 09.12.2015 që parashikon prishjen e dy objekteve si dhe dëmshpërblimin e tyre. IKMT ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç parashikon ligji,duke lajmëruar pronarët e këtyre objekteve sipas afateve të parashikuara për prishjen e objekteve.

Problemet dhe pretendimet e ngritura nga qytetarët ,lidhur me dëmshpërblimet, nuk janë në kompetencën e IKMT.Punonjësit e IKMT janë në krye të detyrës dhe janë duke zbatuar urdhërat , prandaj lutemi qytetarëve,që nëse kane pretendime ,apo ankesa, të ndjekin rrugët ligjore.