27/01/2016


IKMT operacion në aksin rrugor Durrës-Vlorë



1



Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot një operacion në aksin rrugor Durrës-Vlorë. Plani I punës I IKMT parashikon prishjen e mbi 300 objekteve në të dy krahët e këtij aksi rrugor.

Objektet janë të madhësive dhe funksioneve të ndryshme. Ato ndodhen shumë pranë rrugës automobilistike, duke u konsideruar një rrezik potencial për automjetet që lëvizin në këtë segment. 

Për shkak të numrit të objekteve dhe gjatësisë së aksit rrugor, parashikohet që puna për prishjen e plotë dhe pastrimin nga inertet të zgjasë disa ditë.