02/02/2016


IKMT operacion në Parkun e Butrintit


Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit nis një operacion në Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas azhornimeve të bëra nga inspektorët e IKMT në këtë zonë gjenden një numër  i konsiderueshëm objektesh pa leje.

Objektet shërbejnë për funksione të ndryshme dhe janë të madhësive të ndryshme. IKMT parashikon që ky operacion të vijojë për disa ditë.

Për disa prej këtyre objekteve IKMT parashikon të përdorë edhe lëndët ekzplozive. 

Azhornimi i fundit: IKMT gjate dites se sotme ka prishur 7 objekte ku 3 prej te cilave me shperthim te kontrolluar.

butrinti1