16/02/2016

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur javën e kaluar një operacion në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje, që cilësohen si karburante. Inspektorati ka nisur punën nëaksin Durrës-Fier, ku ka evidentuar disa prej këtyre objekteve, 

Kështu: Në unazën e Durrësit, në segmentin Plepa-Shkozet ështëprishur një objekt, në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” është prishur një objekt, po në rrugën kombëtare Lushnjë-Fier, në fshatin Rrapës dhe fshatin Vajkan, janë prishur dy objekte, në rrugën kombëtare Lushnjë-Rrogozhinënë fshatin Dushk është prishur një objekt. 

IKMT do të vijojë operacionin në të gjitha rrugët kombëtare duke evidentuar dhe më pas duke marrë masat ligjore për të gjithësubjektet që kanë ndërtuar objekte të paligjshëm, në shfrytëzim, apo të braktisur.


1.        Në unazën e Durrësit, Shkozet-Plepa, u prish subjekti karburant “IRI OIL”

3 4


2.       Në rrugën nacionale Lushnje – Fier, në vendin e quajtur “Pushimi I Shoferit”, u prish subjekti karburant

5 6


3.        Në rrugën nacionale Lushnje – Fier, në fshatin Rrapës, u prish subjekti karburant

2
1