18/02/2016

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot në Tiranë një operacion për prishjen e disa objekteve një katëshe. Në hapësirën e liruar nga prishja e këtyre objekteve, do të ndërtohet segmenti rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës” (segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike).



Në këtë operacion, IKMT është mbështetur nga policia e shtetit dhe FNSH. Para fillimit të operacionit ka pasur kundërshti dhe debate nga pronarët e këtyre objekteve, të cilët janë trajtuar sipas statusit ligjor të objekteve që posedojnë.



Pas këtij operacioni të IKMT,  i hapet rruga institucioneve të tjera për vazhdimin e ndërtimit të Unazës së Madhe, e cila është shtyrë disa herë.


ob 1   ob 1.2