05/03/2016

saranda Copy


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të realizojë sot në Sarandë shembjen e një ndërtese me shpërthim të kontrolluar. Operacioni i IKMT është në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3.

Objekti ka katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e objektit janë hapur 200 vrima dhe do të vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4.

Operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2 katëshe.