Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në zonën e Dhërmiut dhe të Vunoit. Operacioni është I përqëndruar në qëndrat historike të këtyre fshatrave që I përkasin bashkisë së Himarës.

Nga IKMT janë evidentuar deri tani 28 objekte të kundërligjshëm nga 1 deri në 5 kate lartësi, me konstruksion përgjithësisht muraturë dhe beton-arme me funksione të ndryshme.



Për shkak të vështirësisë së terrenit, mjetet e IKMT në disa raste nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, xhenierët e ushtrisë punojnë me mjetet e tyre për prishjen e këtyre objekteve, duke përdorur edhe duart. IKMT për disa objekte parashikon prishjen e tyre me shpërthim të kontrolluar.  
dhermi 1