29.06.2016


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur sot operacionin në Vlorë, në kuadër të projektit të Lungomares. IKMT ka nisur shembjen e objektit të quajtur “Vefa”, një katësh me sipërfaqe 713 metër katror.


Gjatë këtij operacioni IKMT do të shembë edhe një objekt tjetër “Albatros” me funksion shërbimi. Në pjesën e parë të këtij operacioni, IKMT ka shembur edhe tre objekte të tjera 1,2 dhe tre katëshe.

Në ditët e para të zbatimit të këtij operacioni, ka patur disa incidente mes qytetarëve dhe punonjësve të IKMT.


Vl1

Vl2

Vl3

Vl4