Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla. Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra.


Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryehet ditën e enjte.

Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4. 

Redi