25.08.2016



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një objekti 30 metërsh të lartë me tre kulla. Specialistët e IKMT kishin vendosur rreth 10 kg lëndë shpërthyese në bazamentin e këtij objekti. Shpërthimi është kryer me sukses, ndërkohë që më pas ka filluar edhe puna për shkatërrimin dhe thërrmimin e këtij objekti gjigand, i cili dikur përdorej për mbajtjen e çimentos.

Shembja është kryer në kuadër të projektit të Bashkisë së Tiranës për zgjatimin e bulevardit të kryeqytetit. Gjatë operacionit nuk është rregjistruar asnjë incident. 


IMG 20160825 WA0003