20/03/2017





Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një objekt në qendër të qytetit të Delvinës. Objekti me funksion shërbimi, ishte dy katësh me sipërfaqe 120 metër katror.

Objekti është shembur në kuadër të projektit “Rijetësimi i qendrës së qytetit Delvinë”, ndërkohë që është shpronësuar me vendim qeverie.

IKMT vazhdon ndërkohë punën në Vlorë, për shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti përballë kinoteatrit të qytetit.  


delvine1 1

delvine2