02/05/2017


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti 5 katësh në Vlorë. Për këtë operacion u përdorën 15 kilogramë lëndë eksplozive e vendosur në 500 vrima të hapura në trupin e objektit.  Godina ishte skualifikuar  nga  ALUIZNI, ndërkohë që  pengonte realizimin e  projekteve  me interes publik në këtë qytet. Ky është objekti i dytë që shembet me shpërthim të kontrolluar brenda një kohe të shkurtër nëVlorë, pas shembjes së godinës përballë kinoteatrit. Kryenspektorja Dallëndyshe Bici, e ndodhur pranë këtij operacioni ka thënë se: Operacionet nëVlorë do të vijojnë me intensitet deri në fillim të sezonit turistik.



Vlora2maj