22/08/2017

IKMT aksion nё Lalёz, Bici paralajmёron bizneset e ndёrtimit

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndёrrmarrё njё aksion nё Gjirin e Lalёzit per prishjen e njё numri objektesh tё ndёrtuara jashtё lejeve. E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici. Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit. 

"Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund", ka thёnё Bici. 
Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndertimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike. Pёr Bicin, "Shqiperia, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur". "Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt, ёshtё shprehur ajo.




Gjiril