13/12/2017



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në qytetin e Patosit. Operacioni i nisur nga IKMT është në kuadrin e projektit “Rikualifikim i Shëtitores “Republika”, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.



Në këtë aksion IKMT ka planifikuar të prishë 35 objekte nga të cilat 30 një katëshe dhe 5 dy katëshe, me funksione të ndryshme. Sipas VKM këto objekte shpronësohen për realizimin e këtij projekti publik. Aksioni i filluar herët në mëngjesin e sotëm vazhdon pa incidente.



Ndërkohë që IKMT ka nisur prishjen e disa ndërtimeve edhe në qytetin e Korçës.patos

patos2