30/05/2018

IKMT kallzon në prokurori kryetaren dhe ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim te dokumenteve”


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë, kryetaren e Bashkisë Sarandë Floriana Koka, ish kryetarin e Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka si dhe ish shefin e urbanistikës Panajot Gunari. Veprat penale për të cilat janë kallëzuar këta persona janë: “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Ata janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Çukës.

ikmsot