11/06/2018


Gjykata e Apelit Korçë ka shpallur sot “të pafajshëm” kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, nga akuza “shpërdorim detyre” ngritur nga prokuroria Pogradec pas kallëzimit të Mitat Cake, pronar i një objekti me funksion lokoal, Ble-Alb. Ky objekt ka qenë i ngritur në rrugën kombëtare Lin-Pogradec dhe është prishur nga IKMT përgjatë operacioneve të saj në vitin 2014 në kuadër të rehabilitimit dhe kthyerjes në funksionalitet të territoreve publike.



Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kjo çështje është regjistruar që në 03.10.2014. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka shpallur znj.Bici të pafajshme nga akuza e shpërdorimit të detyrës. Çështja është apeluar dhe pas një beteje të gjatë ligjore, sot është dhënë vendimi nga Gjykata e Apelit Korçë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit.



E pyetur për këtë vendim, kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se: Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Eshtë forca e drejtësisë që truimfon mbi forcën e zaptuesve të pronës publike dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene. Gjithsesi puna ime dhe e institucionit që unë drejtoj do të vazhdojë vetëm në shërbim të ligjit dhe publikut.


shefja