Dt 11.03.2019



Sqarim



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, nisur nga një situatë e zhvilluar sot në Tiranë, është i detyruar të bëjë për disatën herë të njëjtin sqarim: IKMT është akronimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Nuk ka lidhje dhe nuk ushtron asnjë detyrë dhe përgjegjësi mbi institucione të tjera që mund të veprojnë për një arsye, apo tjetër. IKMT i ka të përcaktuara me ligj veprimet e saj dhe ndërhyrja e ndodhur sot në Tiranë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” nuk është kompetencë e IKMT.



IKMT u lutet mediave dhe gazetarëve të jenë më të kujdesshëm në lajmet e tyre, pasi një neglizhencë e tillë, apo mosnjohje elementare e institucioneve për të cilat shkruhet, vepron veç negativisht mbi marrëdhëniet mes qytetarëve dhe institucioneve. Faleminderit



IKMT