01.03.2019



Në sqarim të qëndrimit të disa mediave rreth aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë: 



Në datën 27 shkurt të këtij viti, Instituti i Monumenteve të Kulturës, i ka kërkuar IKMT të ndërhyjë menjëherë në zonën muzeale në sheshin “Gjergj Fishta” për pezullimin e punimeve dhe prishjen e një ndërtimi të paligjshëm dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshmë. Bazuar në këtë kërkesë dhe në zbatim të plotë të legjislacionit, detyrave dhe detyrimeve të saj, IKMT ka marrë masat duke prishur ndërtimin e paligjshëm në zonën e sipërpërmendur. Veprimet  e IKMT janë të bazuara në ligj dhe çdo insinuatë në këtë rast është e pavend.




lezhe