28/04/2019



Në datën 19 Prill, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, prishi me shpërthim të kontrolluar një pallat pesë katësh në Poliçan, i cili përbënte rrezik të përditshëm për jetën e banorëve. Çdo gjë e llogaritur me kujdes nga specialistët e IKMT, operacioni u cilësua me sukses dhe qytetarët shprehën falënderimet e tyre. Por gati dhjetë ditë më pas, ish presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-deputeti, z. Sali Berisha, “ka siguruar” një video (disa të tilla i shpërndau vetë IKMT) mbi të cilën komenton në FB: Shpërthimi i komanduar në Poliçan që theu xhamat dhe dritaret në shumë pallate të tjerë! sb
Vetëm në respekt të qytetarëve shqiptarë, IKMT detyrohet të sqarojë me keqardhjen e thellë që nuk i plotëson dot dëshirat e fshehta të z.Berisha që nuk ndalojnë vetëm tek xhamat dhe dritaret, se: Çdo herë që ka aksione të tilla, IKMT dhe specialistët e saj lajmërojnë një javë para qytetarët për masat që duhet të marrin. Për të pasur sa më pak dëme perimetri rrethohet aty ku është e nevojshme me thasë rëre. Policia e Shtetit gjithashtu bashkëpunon me IKMT për mbajtjen e qytetarëve larg perimetrit të rrezikut, pasi ata janë kryesorët që duhen mbrojtur.
Në rastin e Poliçanit 
nuk ka pasur asnjë dëmtim që nuk ishte parashikuar dhe lajmëruar më parë, pavarësisht se çfarë i kanë treguar z.Berisha dhjetë ditë më pas. IKMT siguron ish-kryeministrin se herë tjetër do t’i nisë videot dhe materialet e çdo objekti që prishet me shperthim të kontrolluar duke ia bërë më të lehtë dhe më të shpejtë mundësinë për shpifje dhe nxirje të punës.




policani2019



policanfotovideo