16.07.2019




Z. Ish Kryeministër! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!

Po reagojmë vetëm në respekt të moshës suaj, me trishtimin e thellë që ka persona anonime në këtë vend që guxojnë dhe bëjnë shaka (nuk perdorim dot fjalën “tallen”) me njerëz te moshuar si Ju. E dimë që nuk ju duhen sqarimet dhe të vërtetat, sepse do u mjaftonte një telefonatë për të vërtetuar gënjeshtrën e mesazhit që ju ka ardhur, por po ju bëjmë me dije pak të dhëna, sa për të mos u turpëruar në ndonjë mesazh tjetër të ngjashëm, që do nxitoni ta publikoni: 
1. Materiali plasës nuk mbahet në makina si cantë dore
2. Asnjë makine e IKMT nuk vepron pa urdhër dhe natën
3. Materiali plasës nuk plas vetë
Këto nga ana teknike. Për gjithcka tjetër, nuk i lutemi Zotit t’ju falë se nuk dini se ç’bëni, sepse në fakt ju e dini mirë se c’bëni. Lutemi që dalldia juaj të marrë fund, sepse nuk ia urojmë askujt katandisjen tuaj.



berisha