18.07.2019




Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident. Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person. Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal. 

IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.


ikmt