07.12.2019


Njё ngjarje e rёndё ka ndodhur sot paradite nё “Astir” me banorёt e kёsaj zonё dhe njё prej punonjёsve tё IKMT gjatё kryerjes sё detyrёs. A.B, 50 vjec, ёshtё goditur me mjete tё forta nga banorёt duke i shkaktuar frakturё tё fortё nё kokё dhe nё duar. Ai ёshte transportuar me urgjencё nё spitalin ushtarak pёr tё marrё mjekimin e duhur. Punonjёsi i IKMT, ishte duke kryer detyrёn, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve nё kёtё zonё se janё pengesё e zbatimit te projektit tё Unazёs sё Madhe. IKMT denoncon fort kёtё akt barbar mbi punonjёsin e saj dhe kёrkon nga organet pёrkatёse tё shtetit tё marrin masat e menjёhershme pёr vёnien para pёrgjegjёsise sё autorёve. Po ashtu IKMT u bёn thirrje banorёve dhe qytetarёve, se punonjёsit e saj janё nё shёrbim tё ligjit dhe komunitetit dhe nuk do tё tёrhiqen pёr asnjё moment nga detyrat e tyre, pavarёsisht sjelljeve rrugacёrore, barbare dhe tё paligjshme.


ikmt