18.09.2014



pg 12
 

INUK ka filluar mëngjesin e sotëm aksionin në liqenin e Ohrit, në aksin rrugor Lin- Pogradec. Pas konstatimeve të bëra nga Inspektoriati sot ka filluar prishja e ndërtimeve pa leje dhe lejeve në kundërshtim me të gjitha kushtet urbanistike. Sepse ndodhemi përpara faktit, që kemi objekte të cilat kanë marrë leje pranë organeve vendore të planifikimit për një kat dhe kanë shkuar deri në tre kate, shkelje të distancave me bregun e liqenit. Ky aksion që ka filluar sot do të vazhdoj në të gjitha ditët në vijim deri në lirimin e këtij aksi. Nuk ka asnjë lloj selektimi, për këtë garantojmë qytetarët, nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për ndërtimet pa leje. Jo vetëm për këtë aks por në të gjithë republikën e Shqipërisë. E gjithë administrata e INUK është e angazhuar, sot vazhdon azhornimi në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera. Njëkohësisht vazhdon lirimi i akseve në Lushnje-Berat. Garantojmë qytetarët, që nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi dhe kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për ta vijuar këtë aksion dhe për t’i kthyer Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë hapësirat që meriton.