25.02.2021



Me iniciativë të zyrës së OSBE në Shqipëri, është zhvilluar sot një takim dedikuar mbrojtjes mjedisore, ku e pranishme me fjalën e saj ka qenë edhe Kryeinspektorja e IKMT-së, znj. Dallëndyshe Bici. Znj. Bici, në fjalën e saj bëri një përmbledhje të punës së IKMT-së në drejtim të luftës ndaj krimit mjedisor. Megjithëse për një kohë të shkurtër nga kalimi i kompetencave dhe në një periudhë të vështirë, u shpreh ajo, IKMT-ja ka vepruar me vendosmëri ndaj gjithë subjekteve të konsideruara ligjërisht në shkelje duke i gjobitur me rreth 90 milionë lekë e duke nisur procedurat ligjore për një sërë prej tyre. Sipas Kryeinspektores, IKMT-ja do të vijojë betejën e saj në mbrojtje të mjedisit, duke u mbështetur fort edhe tek bashkëpunimi me qytetarët, me shoqatat e ndryshme dhe me të gjithë ata që janë të interesuar për mbrojtjen e mjedisit.




fotoshefja