EDITEDMirë se vini në faqen e internetit të Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave,
Kjo faqe interneti ka për qëllim kryesor të vendos në shërbim të qytetarëve të cilët dëshirojnë të denoncojnë akte abuzive dhe korruptive në administratën publike një kuti elektronike ankesash dhe denoncimesh.

Të gjithë qytetarët të cilët janë në dijeni të kryerjes së akteve të tilla nga nëpunës të administratës publike janë të ftuar të plotësojnë formularin e publikuar në faqen tonë dhe në vijim do të kontaktohen nga njësia.


Misioni i Njësisë është të kryejë verifikimin (hetimin administrativ) e zbatimit të ligjshmërisë dhe/ose kallëzimeve për praktika abuzive, korruptive ose arbitrare, të identifikojë punonjësit e administratës publike, të cilët, me veprime apo mosveprime kanë kryer shkelje te akteve ligjore/nënligjore në fuqi, të përgatisë rekomandime për çështjet përfshi edhe llojin e masave ndaj autorëve, si dhe të ndërgjegjësojë insitucionet publike në luftë kundër korrupsionit.

Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion verifikon dhe ushtron kontroll në të gjitha ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit a ministrave, administratës së prefektit, si dhe në shoqëritë tregtare, me kapital, pjesërisht a tërësisht, shtetëror, për aq sa nuk bie në kundërshtim me aktet e tjera ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë në këtë fushë.

Njoftohen qytetarët se Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion nuk trajton denocimet apo ankesat e qytetarëve për çështjet, të cilat:

1. Janë në proçes gjyqësor civil ose penal apo kanë kanë marrë vendim gjyqësor të formës së prerë
2. Kanë të bëjnë me pushtetin vendor (bashkitë apo komunat)
3. Kanë të bëjnë më konflikte private ( pra mes dy subjektesh private)


Në faqen tonë të internetit do të keni mundësinë të njiheni dhe me kudrin ligjor në bazë të së cilit funksionon njësia; statistikat ndër vite dhe projektet e bashkëpunimit me institucione brenda dhe jashtë vendit.