24. 01.2015


Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar kallёzon penalisht kryetarin e Bashkisё sё Tiranёs z.Lulzim Basha, kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndёrtimor Urbanistik tё Bashkisё Tiranё z. Florenc Hoxha, si dhe anёtarёt e Kёshillit Teknik tё Bashkisё Tiranё, pёr veprёn penale “Shpёrdorim tё detyrёs” i kryer nё bashkёpunim, i parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Njёkohёsisht Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar, kallёzon penalisht subjektin ndërtues “GERARD-A” sh.p.k si dhe investitorin, shtetasin Fatjon Mahmudaj, pёr veprёn penale “Ndёrtim i paligjshёm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për një objekt shumëkatësh multifunksional, që po ndërtohet mes dy objekteve publikë në rrugën e Elbasanit; shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”.

Leja e dhënë për këtë objekt nga kryetari i Bashkisë së Tiranës është miratuar në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe në mungesë të një plani të detajuar vendor (PDV) për zonën ku kryehet ndërtimi.

Sipas parashikimeve ligjore, çdo fazë e miratimit të një leje ndërtimi, duhet të publikohet në rregjistrin e planifikimit të territorit, gjë që nuk është bërë.

Në çastin e miratimit të lejes, subjekti ndërtues ishte i mangët në dokumentacionin tekniko-ligjor.

Përveç këtyre, leja për ndërtimin e objektin nuk respekton asnjë nga kushtet zhvillimore. Mund të përmend disa detaje: Ky objekt, është kaq afër shkollës sa që për rrethim po përdor faqen e saj. Nga ana tjetër nuk ka parashikuar asnjë metër largësi nga rruga, (edhe në leje është shkruar kufiri nga rruga 0.00 m). Ndërkohë që dy godinat publike janë vetëm tre kate lartësi, për objektin në fjalë lartësia maksimale është parashikuar 9 kate.

Të gjitha këto shkelje, duhet të ishin konstatuar nga inspektoriati Urbanistik i Bashkisë së Tiranës, në çastin kur subjekti ka bërë njoftimin për fillimin e punimeve. Gjë të cilën nuk e ka bërë.


Ndërkohë që investitori dhe subjekti ndërtues nuk duhet të fillonin punimet, bazuar në një leje të dhënë në kundërshtim me ligjin.

Këto janë arsyet e kallëzimit penal bërë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në adresë të këtyre shtetasve. Për funksionarët publikë, INUK kërkon edhe pezullimin e tyre nga ushtrimi i detyrës.



FALEMINDERIT