10675752 344315675693174 1693171320801105166 n

01.02.2015


Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar do tё nisё nesёr, e hёnё 2 shkurt, nё mёngjes, planin e punёs nё Vlorё, nё zbatim tё Vendimit tё Kёshillit tё Ministrave, pёr njё projekt tё qeverisё. Operacioni do tё fillojё nё orёn tetё dhe do tё vazhdojё pёr disa ditё, nё lagjen Kushtrimi, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin njё numёr tё konsiderueshёm objektesh, mbi 100 tё tilla.


Inspektorёt e INUK kanё bёrё prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga ky vendim, pёr tё marrё masat e tyre me qёllim lehtёsimin e punёs. INUK kёrkon bashkёpunimin dhe mirёkuptimin, jo vetёm nga banorёt e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithё qytetarёt e Vlorёs.

Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione Brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme.