vlora1






Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur operacionin në qytetin e Vlorës. Pas disa azhornimeve, inspektorët identifikuan rreth 1 mijë objekte të paligjshme. Operacioni ka nisur në datën 2 shkurt dhe ka përfunduar në datën 26 shkurt.


Në përfundim, IKMT kanë shembur në qytetin e Vlorës 830 objekte, mes tyre: Shtesa, mure, kioska, platforma, tenda etj. Ndërkohë që një numër I konsiderueshëm objektesh, janë çmontuar nga vetë qytetarët, pa nevojën e ndërhyrjes së mjeteve të IKMT.

Përveçse në zbatim të planit të punës në qytetin e Vlorës, IKMT ndërhyri edhe në lagjen “Kushtrimi” në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën “Transballkanike”. Në këtë lagje IKMT shembi 100 objekte me material të fortë, si dhe një numër tjetër më të vogël me materiale të lehta.

Gjatë këtij operacioni, është rregjistruar vetëm një incident I lehtë në ditën e fundit të punës, kur gjatë shembjes së një objekti në Ujin e Ftohtë, qytetari që e kishte në përdorim kundërshtoi punonjësit e IKMT dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit.

IKMT në përfundim të këtij opreacioni, falënderon qytetarët e Vlorës për mbështetjen, angazhimin, inkurajimin, denoncimet, ankesat dhe kritikat në adresë të Inspektoratit, të cilat bënë të mundur punën me ritëm të shpejtë në këtë qytet.