Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta
IKMT është në shërbim të të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ashtu si çdo institucion tjetër edhe IKMT ka një plan pune që varion nga 3 muaj në një vit.Brënda këtij plani ndërhyrje në qytete të ndryshme, ndërhyrje në pika turistike,zona arkeologjike etj. Por përveç kësaj, në bazë të rasteve specifike, lidhur me projekte të ndryshme,IKMT mund të bëjë ndërhyrje emergjente në qytete apo fshatra që nuk përfshihen në planin e saj. Inspektorët tanë punojnë gjithsesi në çdo qytet krahas inspektorëvë te IMT në bashkite përkatese.
  • Në rast të konstatimit të shkeljeve, Inspektorati mban një procesverbal dhe brenda 10 ditëve nga konstatimi i kundërvajtjes, IKMT dhe ai i Njësisë Vendore nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga kryeinspektori. Masat që merren në këto raste janë :

    - Vendimi për pezullimin e punimeve në ndërtim merret kur është i nevojshëm një afat kohor paraprak për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim ose për marrjen e vendimit për prishjen e objektit. Pezullimi i punimeve në ndërtim ka afat deri në 60 ditë. Gjatë periudhës së pezullimit të punimeve në ndërtim, subjekti ndërtues është i detyruar të ndërpresë punimet në objekt dhe inspektorati vendor përkatës është përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.IKMT-ja, i dërgon, brenda 5 ditëve, vendimin e pezullimit inspektoratit vendor, i cili e zbaton atë brenda 5 ditëve nga data e marrjes së tij.

    - Vendimi për dënim me gjobë, i cili shoqëron vendimin e pezullimit të punimeve në ndërtim .

    - Vendimi për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm merret në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit, si dhe në të gjitha rastet kur nuk respektohet vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim, nuk plotësohet dokumentacioni, teknik e ligjor dhe kur ka parregullsi në zbatimin e punimeve në objekt, brenda afatit kohor të parashikuar në vendimin përkatës. Vendimi për prishje shoqërohet me vendimet e dënimit me gjobë dhe për kundërvajtësin përgatitet kallëzimi penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Objekt i shqyrtimit nga IKMT bëhet çdo ndërtim në shkelje të kushteve të zbatimit të ligjit të urbanistikës.
IKMT përcakton si të tillë çdo objekt që :
- nuk zotëron një titull pronësie,
- nuk është i përfshirë në procesin e legalizimit,
- nuk njihet përmes vendimeve të Agjensisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave,
- është i parregjistruar në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme,
- nuk ka një leje ndërtimi të lëshuar nga institucionet vendore, bashkitë apo komunat.
Nga 1 Shkurti 2015 ,Kodi Penal ka ashpërsuar masat e marra për personat që ndërtojnë pa leje.Sipas ndryshimeve të fundit në këtë ligj,dënohet me :

1. 1 vit burg kush ndërton pa leje në tokën e vet.
2. 1 deri 5 vite burg kush ndërton pa leje në tokën e tjetrit
3. 2 deri 8 vite burg kush ndërton pa leje në tokën publike për qellime fitimi
4. Kompanitë të cilat janë pjesë e ndërtimeve pa leje,(kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh) dënohen me 3 vjet burg.
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjete mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:

a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:

i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si vijon:
- rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
- pastrimi i fasadave;
- riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionete pjesëve të hapura dhe transparente;
- zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
- riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale tëndryshme;
- riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
- vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
- vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
- lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve;
- riparimi i rrethimeve ekzistuese.

ii) ndërhyrje të brendshme:
- riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
- riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
- riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.

iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
- veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;

c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.