Me kërkesën e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendire të Policisë Korçë, u kryen veprimet përkatëse lidhur me kapjen e një mjeti tip kamion me targa AA773MJ.
Ky mjet transportonte 28 m3 lëndë drusore të llojit ah, në mënyrë të jashtëligjshme.
DRIKMT Korçë kreu sekuestrimin e lëndës drusore, e cila iu dorëzua Bashkisë Korçë.
Ndërkaq mjeti që transportonte këtë lëndë pa dokumentacionin përkatës, u sekuestrua nga Komisariati i Policisë Korçë.