Dita e 4 e aksionit, IKMT vijon ndërhyrjen në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje

Vijon me intensitet aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur të Thethit. Aktualisht, po realizohet shembja e një ndërtimi 3-katësh, me strukturë beton-armë dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.