IKMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave përgjatë aksit kombëtar në Rrugën e Arbrit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin në Rrugën e Arbrit, Bashkia Klos, Qarku Dibër, për lirimin e hapësirave përgjatë akseve kombëtare. Ky aksion ka për qëllim garantimin e sigurisë në lëvizje dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore, duke kontribuar në krijimin e hapësirave më të sigurta dhe më të aksesueshme për qytetarët.