Siguria në kantieret e ndërtimit, IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret

Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e ndërtimit. Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan sot një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor. […]