Aksioni “Shqipëria e Pastër”/ DRIKMT Lezhë largon mbetjet nga plazhi i Tales

Në kuadër të aksionit kombëtar “Shqipëria e Pastër”, nismë e Kryeministrit Edi Rama dhe në prag të sezonit turistik veror 2024, DRIKMT Lezhë u angazhua për pastrimin nga mbeturinat dhe papastërtitë në plazhin e Talës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të kenë iniciativa të tilla, për ndërgjegjësimin e komunitetit për një mjedis të pastër.