Prej datës 05.02.2024- 15.02.2024 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është angazhuar me kohë të plotë dhe ka kryer aksionin për objekte/tabela të paligjshme në akset kryesore rrugore drejt shtatë pikave të kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i këtij aksioni të zhvilluar nga IKMT është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, zbatimi i ligjshmërisë së territorit, lirimi i hapësirave të zëna dhe përmirësimi i imazhit të pikave të kalimit doganor për turistët vendas dhe të huaj.
Inspektorati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka operuar në pikat kufitare: Muriqan, Hani i Hotit, Morinë-Kukës, Kapshticë, Qafë-Thanë dhe Kakavijë ku janë hequr:
-12 tabela në pikën doganore të Muriqanit
-5 tabela në pikën doganore të Hanit të Hotit
-9 tabela dhe 4 kioska në pikën doganore të Morinës
-5 tabela dhe 1 kioskë në pikën doganore Kapshticë
-5 tabela në pikën doganore Qafë-Thanë
-8 tabela në pikën doganore Kakavijë
IKMT synon të garantojë për qytetarët lirimin e hapësirave publike për një territor dhe mjedis të pastër.