Përgjegjës Sektori – Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Shkodër
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
- Merr masa organizative për ushtrimin në vijmësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
- Përgjigjet drejtëpërdrejtë për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit pranë IMT- ve dhe/ose subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit.
- Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
- Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga Sektori, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
-
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
- Kritere të posaçme:
-
Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Shkencave në Shkenca të Inxhinierisë së Ndërtimit, Artitekturë ose Drejtësi. Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
-
Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
-
Jetëshkrim
-
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
-
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
-
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
-
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
-
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
-
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
-
Vërtetim gjykate / prokurorie
-
Letër referencë
-
2 (dy) foto (për dokumenta)
-
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
- Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
-
Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 05.06.2024
-
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 01.06.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.