Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë) në shtratin e lumit Buna. Ky aksion po realizohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura (FARSH) dhe të Policisë së Shtetit. Qëllimi i këtij aksioni është rikthimi i ligjshmërisë dhe mbrojtja e mjedisit natyror përgjatë lumit Buna.
