IKMT aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër (IMT Bashkia Shkodër), ka nisur sot një aksion të koordinuar në zonën e mbrojtur të Thethit, me qëllim prishjen e ndërtimeve të paligjshme.


Gjatë ditës së sotme është planifikuar ndërhyrja në 20 objekte/struktura të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim me goditjen e ndërhyrjeve të paligjshme në zonën turistike të Thethit.