IKMT ka rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit. Janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru. Pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim!
U bëjmë thirrje subjekteve dhe qytetarëve: zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim!
