Vijon aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje

KMT ka kryer sot një shpërthim të kontrolluar në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, si pjesë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe nën mbikëqyrjen e specialistëve, pa shkaktuar dëmtime në mjedis apo rrezik për banorët.
Ky veprim është pjesë e angazhimit të pandërprerë për të rikthyer ligjshmërinë dhe për të mbrojtur vlerat natyrore e turistike të Thethit.