Vijon aksioni i IKMT në Rinas me qëllim sigurinë aeroportuale

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në zonën e Aeroportit të Rinasit, ku janë prishur dhe çmontuar 290 objekte, përfshirë struktura shërbimi dhe mure rrethuese.
Aksioni do të vazhdojë me prishjen dhe çmontimin e strukturave, të cilat cenojnë sigurinë aeroportuale dhe dëmtojnë imazhin urban të zonës.