Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
-
Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore.
-
Kontrollon respektimin e orarit zyrtar si dhe regjimin e hyrje-daljeve të punonjësve.
-
Punon për krijimin, plotësimin, sistemimin dhe ruajtjen e dosjeve të dokumentacionit individual të punës, për çdo punëmarrës.
-
Përpilon listëprezencën ditore për çdo punonjës, evidenton mungesat dhe për rastet e mungesave të arsyetuara administron dokumentin justifikues (raport shëndetësor, fletë thirrjeje në prokurori ose në gjykatë, detyrim paraqitjeje në organet e tjera të autorizuara, përmbushjen e një detyrimi të caktuar ligjor etj.)
-
Në përputhje me legjislacionin e punës dhe orientimet e instancave eprore, përgatit grafikun e lejeve vjetore të pagueshme për çdo punonjës, paraqet për miratim dhe mbikëqyr në vazhdimësi zbatimin praktik në përputhje me grafikun e miratuar.
-
Trajton në përputhje me porositë e eproreve dhe brenda afateve, praktikat e korrespondencës administrative, të adresuara pranë sektorit, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
-
Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga instancat e eprore.
· Kritere të përgjithshme:
-
Të jetë shtetas shqiptar;
-
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
-
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave, Shkenca Juridike dhe Shkenca Shoqërore.
-
Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
-
Kërkesë për punë
-
Jetëshkrim
-
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
-
Fotokopje të librezës së punës
-
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
-
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
-
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
-
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës
-
Vërtetim gjykate / prokurorie
-
Letër reference
-
Certifikatë personale / familjare
-
2 (dy) foto (për dokumenta)
-
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikon automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
-
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit). -
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
-
Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
-
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 11.03.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
-
Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve do të bëhet brenda datës 13.03.2026.

