Specialist në Drejtorinë e Zbatimit të Vendimeve

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
–          Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
–          Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe bën verifikime të drejtperdrejta në terren, si dhe raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
–          Mban përgjegjësi të drejtëpërdrejte për përcjelljen e informacionit të rezervuar në kushte të larta diskrecioni dhe njëkohesisht për ruajtjen e konfidencialitetit të nevojshëm gjatë ndërhyrjeve të ekzekutimit.
–          Sipas porosive të eprorëve, kujdeset për dokumentimin filmik dhe/ose fotografik të realizimit të ndërhyrjeve të ekzekutimit.
–          Siguron territorin ku realizohet ndërhyrja, me qëllim parandalimin e aksidenteve apo futjen e personave të paautorizuar.
·         Kritere të përgjithshme: 
–    Të jetë shtetas shqiptar;
–   Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
–   Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
–   Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të ushtrojë detyrën përkatëse;
–   Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtjeje penale;
·         Kritere të posaçme:  
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave,  në Shkenca Shoqërore/Shkenca Juridike/Akademia e Sigurisë/Akademia Ushtarake.
–          Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
·         Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:
–  Ligji nr.7961, date 12.07.1995 “Kodi I Punës I Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
–          Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, i ndryshuar.
–          Ligji nr. 9780, datë 16.7.2007  “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar;
–  Ligji nr.9131, date 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
·         Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
·         Kërkesë për punë
·         Jetëshkrim
·         Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; (Fotokopje)
·         Fotokopje të librezës së punes
·         Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
·         Vërtetim të gjendjes shëndetësore
·         Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
·         Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
·         Vërtetim gjykate / prokurorie
·         Letër reference
·         Certifikatë personale / familjare
·         2 (dy) foto (për dokumenta)
·         Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
 
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
·         Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
·         Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 22.05.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare ose në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
·         Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 25.05.2026.