Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
1. Kujdeset për mirëmbajtjen teknike dhe funksionale të automjetit në përdorim.
2. Informon përgjegjësin e sektorit për çdo problem apo difekt të karakterit teknik, për afatet e kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm, si dhe për likuidimin e detyrimeve vjetore fiskale dhe siguracionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Plotëson saktë formularët përkatës për dokumentimin e levizjeve dhe konsumit të karburantit, sipas inventarëve të udhëtimit, të miratuar.
4. Kryen çdo detyrë tjeter që i ngarkohet nga instancat eprore.
· Kritere të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
– Të ketë patentë të vlefshme drejtimi.
– Të mos ketë masa adimintrative active (pezullim të patentës).
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
· Kërkesë për punë
· Jetëshkrim
· Patentë e noterizuar;
· Fotokopje të librezës së punes
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
· Vërtetim të gjendjes shëndetësore
· Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
· Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
· Vërtetim gjykate / prokurorie
· Deshmi Penaliteti
· Letër reference
· Certifikatë personale / familjare
· 2 (dy) foto (për dokumenta)
· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi I dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi I kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi I të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 11.06.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 12.06.2026.

