Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
- Zbaton programin e punës sipas miratimit të Përgjegjësit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e sektorit të shërbimeve mbështetëse dhe ndjek praktikat e ardhura në drejtori.
- Me autorizim të veçantë nga Kryeinspektori dhe në përputhje me porositë dhe udhëzimet e eprorit direkt, merr masa përkatëse për përfaqësimin juridik dhe mbrojtjen e interesave të institucionit në gjykatë, si dhe në instanca të tjera dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për prezencën në proces, ndjekjen sipas rregullave përkatëse proceduriale, si dhe për nivelin profesional të përfaqësimit.
- Siguron rol aktiv në pjesëmarrje të tjera me karakter normativ (manual, udhëzues, formulare, etj.) që rregullojnë marrëdhëniet juridike dhe administrative, në përputhje me objektin e veprimtarisë që mbulon Drejtoria.
- Përgatit raporte informative periodike që pasqyrojnë situatën reale mbi punën e kryer dhe e paraqet për njohje dhe miratim e eprorit direkt.
- Sipas porosive të eprorëve ndjek dhe trajton korrespodencën hyrëse, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me çështje të karakterit juridik duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
- Mbulon veprimtarinë administrative për funksionimin optimal të shërbimeve të arkivit, protokollit dhe regjimit hyrës dhe dalës të korrespondencës zyrtare.
- Organizon dhe ndjek kryerjen e shërbimeve të korrespondencës dhe postës zyrtare jashtë institucionit, me përpikmeri, brenda afateve përkatëse.
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga instancat eprore.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
· Kritere të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave, në Shkenca Juridike dhe Ekonomike.
– Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
· Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:
– Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 7961, 12.07.1995 “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
– VKM nr. 325, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesa të tjera mbi page….. dhe nënpunësve të disa institucioneve të administrates publike”, i ndryshuar.
– Ligj nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative”.
– Ligji nr. 8730, datë 18.01.2011 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor” i ndryshuar.
· Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve kompjuterike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
· Kërkesë për punë
· Jetëshkrim
· Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; (Fotokopje)
· Fotokopje të librezës së punes
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
· Vërtetim të gjendjes shëndetësore
· Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
· Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
· Vërtetim gjykate / prokurorie
· Dëshmi Penaliteti
· Letër reference
· Certifikatë personale / familjare
· 2 (dy) foto (për dokumenta)
· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 14.08.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 17.08.2026.



