20 profesionistë të rinj i janë bashkuar së fundmi Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në përfundim të procesit të rekrutimit dhe vlerësimit, pata kënaqësinë të pres disa prej tyre për t’u uruar mirëseardhjen.
Vajza dhe djem inxhinierë, me përgatitje profesionale dhe energji të reja, tashmë do të ushtrojnë profesionin e tyre në strukturat e inspektimit në territor, mjedis dhe pyje. Ndërsa procesi i rekrutimit dhe riformatimit vijon, gjej rastin të falënderoj Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë për bashkëpunimin dhe referimin e shumë të rinjve për t’u bashkuar me IKMT-në.
Kombinimi i punonjësve me eksperiencë dhe prurjeve të reja do të garantojë ndërtimin e një institucioni më të fortë, më të besueshëm e në shërbim të qytetarëve.



