Tabelat e paligjshme/IKMT dhe Policia e Shtetit aksion në pikat kufitare

Prej datës 05.02.2024- 15.02.2024  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është angazhuar me kohë të plotë dhe ka kryer aksionin për objekte/tabela të paligjshme në akset kryesore rrugore drejt shtatë pikave të kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i këtij aksioni të zhvilluar nga IKMT është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, zbatimi i ligjshmërisë së territorit, lirimi i hapësirave të zëna dhe përmirësimi i imazhit të pikave të kalimit doganor për turistët vendas dhe të huaj.

Inspektorati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit ka operuar në pikat kufitare: Muriqan, Hani i Hotit, Morinë-Kukës, Kapshticë, Qafë-Thanë dhe Kakavijë ku janë hequr:

-12 tabela në pikën doganore të Muriqanit

-5 tabela në pikën doganore të Hanit të Hotit

-9 tabela dhe 4 kioska në pikën doganore të Morinës

-5 tabela dhe 1 kioskë në pikën doganore Kapshticë

-5 tabela në pikën doganore Qafë-Thanë

-8 tabela në pikën doganore Kakavijë

 

IKMT synon të garantojë për qytetarët lirimin e hapësirave publike për një territor dhe mjedis të pastër.